Fjalë Kyçe

Këto lagje do të mbesin pa ujë nesër në Prishtinë

Këto lagje do të mbesin pa ujë nesër në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Kosovës për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre, gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër duke filluar nga ora 09:00-13:00 në disa zona në Prishtinë.

Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e “ Bledit” / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga” Isa Kastrati ” dhe rruga” Ndue Përlleshi”.

“Prishtinë, 5 korrik – Për shkak të punimeve të planifikuara në zgjerimin e rrjetit elektrik nga ana e KEDS-it, me kërkesën e tyre, ju njoftojmë se gjatë periudhës së punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nesër 6 korrik 2022, e mërkurë duke filluar nga ora 09:00-13:00”, thuhet në njoftim.