Fjalë Kyçe

KFOR bën lëvizje të trupave në pjesë të ndryshme të Kosovës, kjo është arsyeja

KFOR bën lëvizje të trupave në pjesë të ndryshme të Kosovës, kjo është arsyeja

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka paralajmëruar se do të ketë lëvizje të trupave në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Kjo sipas KFOR-it është në rutinën e stërvitjeve të tyre si shenjë e gatishmëritë për garantimin e sigurisë.

“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Mirëpo kjo nuk u ka pëlqyer aspak disa mediave në Serbi.

Disa prej tyre kanë reaguar duke e shfaqur situatën si alarmante, ku janë përmendur edhe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Serbia vazhdimisht tenton të alarmoj situatën kur trupat e KFOR-it ose të FSK-së zhvillojnë ushtrime në terren.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=2188143281484324