Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka publikuar pamje nga patrullimi me helikopter në pjesën veriore të Kosovës.
Përmes një video-incizimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare ne Facebook, KFOR ka thënë se mbajn qëndrim të paanshëm.
”Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka rritur patrullat përgjatë rrugëve të mëdha të trafikut që preken nga bllokimet rrugore dhe ka vendosur njësi në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. KFOR-i ruan një posturë të paanshme, robust, agile dhe fleksibël për t ‘ u marrë me të gjitha kontingjencat e mundshme.”, thuhet në postim.
Tutje, KFOR-i ka thënë se Gjenerali Federici është në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira.