Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ullutash ka vizituar sot komunën e Leposaviqit, ku është takuar me komandantin e bazës Nothing Hill dhe me personelin e KFOR-it që patrullon përgjatë vijës kufitare administrative.
Ullutash ka thënë se KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij të dhënë nga OKB “për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”.
“Ai shtoi se KFOR-i është i gatshëm të trajtojë çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.