Fjalë Kyçe

KFOS dhuron 1.5 milionë dollarë për testet në Kosovë

KFOS dhuron 1.5 milionë dollarë për testet në Kosovë

Fondacionet për Shoqëri të Hapur njoftuan sot se planifikojnë të dhurojnë 1 milion e 500 mijë dollarë (1.3 milion euro), për të ndihmuar institucionet e Kosovës në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

“Fondet emergjente do të shfrytëzohen nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur për të blerë rreth 100,000 teste Real Time PCR për COVID-19 dhe do ta bëjnë të mundshme që institucionet publike të rrisin kapacitetet e tyre testuese, përfshirë edhe spitalet rajonale— një shtytje e madhe për institucionet publike të cilat për momentin mund të procesojnë rreth 500 teste në ditë”, thuhet në njoftimin për media.

“Testimi është një hap i rëndësishëm në asistimin e kontrollimit të pandemisë,” deklaroi Alexander Soros, zëvendës kryesuesi i Bordit të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur.

“Fitorja në luftën kundër COVID-19 është kyçe për të bërë të mundshme që populli i Kosovës të lulëzojë dhe prosperojë”, tha ai.

Ky grant i njëhershëm emergjent është pjesë e angazhimit më të gjerë të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur për të lehtësuar efektet e pandemisë. Në prill, Fondacionet premtuan një investim prej 130 milion dollarësh për të luftuar shkatërrimin e shkaktuar nga pandemia e coronavirusit në mbarë botën.

Vetëm në Kosovë, Fondacioni ka shpenzuar rreth 600,000 dollarë për të ndihmuar komunitetet e ndjeshme, punëtoret jo-formalë dhe mediat e pavarura.

“Pandemia i ka zbuluar pikat e ndjeshme të sistemit tonë të shëndetit publik dhe ka dërmuar ekonominë tonë,” deklaroi Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

“Ne shpresojmë se rritja e kapaciteteve testuese do të ndihmojë institucionet e Kosovës në menagjimin e krizës shëndetësore dhe do të kontribuojë në hapjen e sigurt të ekonomisë”, tha Shllaku.KFOS