Fjalë Kyçe

Kiana Kryeziu fatastike, edhe më afër arritjes së normës olimpike Pekini 2022

Kiana Kryeziu fatastike, edhe më afër arritjes së normës olimpike Pekini 2022

Kiana Kryeziu ka plotësuar kriterin e tretë për normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitarja jonë ka mbledhur sot më pak se 160 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), në garën e Ravascletto Sutrio të Italisë, disiplina e sllallomit të madh.

Kiana zuri vendin e 19-të nga 31 garuese. Koha e saj ishte 2:19.16 pas dy lëshimeve.

17-vjeçares i duhen edhe dy rezultate të tilla nga garat e ardhshme për të arritur normën olimpike Pekini 2022. Periudha për të fituar normën skadon më 16 janar 2022.

Përzgjedhësi Agim Pupovci ka vlerësuar lart paraqitjen e Kianës, derisa është optimist se ajo mund të fitojë normën olimpike.
Sot garoi edhe Arba Pupovci, e cila doli e 24-ta.

I urojmë fat dhe suksese Kianës edhe në garat e ardhshme./express