Skitarja jonë, Kiana Kryeziu, ka zënë vendin e 48-të në disiplinën e sllallomit në EYOF Vuokatti 2022.
Kiana përfundoi me kohë 1 minutë e 46.56 sekonda, pas dy lëshimeve, +17.82 sekonda prapa vendit të parë.
Garuesja jonë la pas vetes nëntë garuese, kurse 13 të tjera nuk e përfunduan shtegun në lëshimin e parë ose të dytë, përcjell express.
Në mesin e atyre që dolën nga shtegu në lëshimin e parë ishte edhe Arba Pupovci.
Skitarët tanë, nesër do të garojnë në kualifikime të sllallomit paralel.