Kida dhe Mozzik janë drejt finalizimit të projektit të ri e që është dueti i dytë i tyre.
Deri tanë dy artistët kanë zbuluar datën e lansimit dhe imazhe nga skenat e videoklipit, në njërën prej të cilave shfaqen dorë për dore.
Por, ishte Kida ajo që së fundi ka sjellur fotografi të reja nga klipi ku u shfaq tejet seksi dhe vuri në pah linjat e saj atraktive në një veshje në të ngushta.
E veshur e tëra në të zeza, flokët të gjata dhe e kuruar deri në detajin e fundit, Kida s’kishte si të mos rrëmbente vëmendje.
Ndërsa, rikujtojmë që dueti i Kidës me Mozzik “PP” lansohet me 3 korrik.