Kida solli të tjera fotografi nga seti i fundit.
Kida këto ditë realizoi imazhe të reja, të cilat po i ndan me ndjekësit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Fansat presin që këto foto që po i sjell këngëtarja të jenë të shkëputura nga videoklipi i saj i ri, por që një gjë të tillë ajo ende nuk e ka konfirmuar.
Në fotografitë e fundit, artistja shfaqet e veshur me fustan të zi të shkurtër, ndërsa pjesa e duarve ishte rrjetë.
Kjo paraqitje e Kidës ishte më ndryshe prej tjerave, ngase ajo u shfaq me një tjetër stil ndryshe të flokëve, duke i bërë ato gërsheta.
“lo’ capo’ con lo’ capo’ y yo soy la mama!”, është mbishkrimi që Kida ua la fotografive të fundit.
https://www.instagram.com/p/CAzzrz5h3Hb/?utm_source=ig_embed