Kida po vazhdon të zotojë mjaft mirë famën dhe të rrëmbejë secilën herë më shumë zemrat e të gjithëve.
Krijimtaria e saj e shtrirë në vite, ka bërë të adhurohet dhe të kërkohet nga një opinion i gjerë.
Këngë të bukura, projekte të magjishme, e performanca të paharrueshme, kanë dalë vetëm nga kjo këngëtare.
Po ashtu bashkë me këto, nuk mund të mos përmenden edhe paraqitjet e saj të zjarrta dhe imazhet e njëpasnjëshme që sjell, shkruan Kosovarja.
Kida gjithmonë ia qëllon dhe godet me atë që sjell, e veçanërisht herën e fundit bëri të gjithë të mbeten gojëhapur nga pamja e saj.
Ajo erdhi me një veshje shumë atraktive, ku bëri të gjithë të ndjejnë nxehtësi e të harrojnë motin e ftohtë.
Ja për cilën foto është fjala.