Hobi i një gazetareje për të fotografuar thesaret e fshehura arkitekturore të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ka fituar përmasa të reja shumë me rëndësi mes shkatërrimeve të luftës.
Para pushtimit të Ukrainës nga Rusia, korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Sofia Sereda, bashkë me vajzën e saj 8 vjeçe dilte rregullisht për të dokumentuar rrugët e pasme dhe oborret e fshehura të Kievit me iPhone-in e saj.
Në fundjavë, e ndonjëherë edhe gjatë javës, pasi Sereda kishte përfunduar punën e saj si gazetare hulumtuese për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, të dyja bashkë niseshin për të eksploruar qytetin e tyre dhe për të zbuluar xhevahiret e fshehura arkitekturore.
Sereda thotë se i kushton kohë kërkimit të saj për fotografi, sepse vajza e saj i shijon aventurat dhe gazetarja dëshiron të tregojë trashëgiminë e pasur arkitekturore të Kievit,për të cilën “jo të gjithë dinë”.
Këto fotografi që u postuan në llogarinë e Seredës në Instagram, u bënë një vitrinë e elegancës së Kievit që vështirë gjendet. Sot, mes pushtimit rus të Ukrainës, Sereda thotë se nuk ka kohë të mendojë për hobin e saj, porse fotot kanë marrë një domethënie të papritur pasi brishtësia e qytetërimit vihet në pah nga shkatërrimi i shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.
Sereda ka lindur në rajonin Poltava në lindje të Ukrainës, por ka jetuar në Kiev për 14 vjet, gjatë së cilës kohë ajo thotë se qyteti është bërë “shumë i rëndësishëm dhe i çmuar” për të.
Derisa shumë dyer të hyrjeve mund të hapen dhe të eksplorohen, Sereda thotë se në raste të tjera ajo qëndron pranë hyrjeve të mbyllura, duke pritur të dalë dikush prej banorëve që ajo të mund të hyjë.
Në rastin e kësaj hyrjeje në një bllok apartamentesh që përfshin shtëpinë e kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko, Sereda thotë se ajo dinte vetëm vendndodhjen e përafërt.
Kur ajo besoi se e kishte gjetur adresën, ajo u përpoq të futej brenda pasi një banor që po largohej, por “fjalë për fjalë, gjysmë sekonde nuk ishte e mjaftueshme – dera u mbyll drejt e në fytyrën time”. Një moment më vonë, Sereda kujton, “burri që sapo kishte dalë nga shtëpia u kthye dhe me dashamirësi më dha kodin e derës”.
Te kjo hyrje e zbukuruar me llaç, Sereda thotë se qëndroi jashtë në tri vizita të veçanta derisa një banor e hapi derën dhe ajo mundi të hynte brenda.
Ishte çatia në këtë adresë ku ish-presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, u tërhoq në mënyrë taktike të famshme nga policia ukrainase derisa u thërriste mbështetësve në vitin 2017.
Mes një uniteti të dëshmuar në të gjithë Ukrainën si rezultat i pushtimit rus, Sereda beson se “kjo luftë vetëm do ta bëjë Kievin më të fortë dhe sigurisht që do të jetë gjithmonë një nga qytetet më të bukura në botë për mua”.
Mes një uniteti të dëshmuar në të gjithë Ukrainën si rezultat i pushtimit rus, Sereda beson se “kjo luftë vetëm do ta bëjë Kievin më të fortë dhe sigurisht që do të jetë gjithmonë një nga qytetet më të bukura në botë për mua”.
Sereda thotë se që kur shpërtheu lufta në shkallë të gjerë, “unë nuk mund të mendoj për fotot e arkitekturës, mendoj vetëm për vendin tim. Së bashku me bashkatdhetarët e mi, përpiqem të bëj gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar vendin tim ta fitojë këtë luftë”. Dhe ajo thotë se: “Vetëm pas kësaj mund t’i rikthehem hobit tim”.