Kili është kombëtarja e tretë që ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Amerikës, pas fitores me penallti kundër Kolumbisë.
Kombëtarja e Kilit, i është bashkuar Argjentinës dhe Brazilit në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.
Koha e rregullt e ndeshjes me Kolumbinë, përfundoi pa fitues, 0-0.
Në ekzekutimin e penalltive, më të saktë u treguan kilianët, që fituan 5:4.
Golin e fitores e shënoi ylli i Manchester United, Alexis Sanchez.
Në gjysmëfinale, Kili do të takohet me fituesin e sfidës tjetër gjysmëfinale mes Uruguait dhe Perusë.