Diktatori suprem Kim Jong-un, rikonfirmoi edhe njëherë se është gjallë e shëndoshë e mirë, pasi u pa duke inspektuar fushat e mbjella së bashku me drejtuesit e tij të afërm.
Kim inspektoi tokat të cilat kohët e fundit janë dëmtuar nga stuhitë, që kanë përshkruar provincën bregdetare, Typhoon Bavi. Ndër fotot e publikuara, ajo që ka marrë vëmendjen e mediave është ajo ku shihet diktatori duke mbajtur në duar një kalli misri.
Ndërkaq, shëndeti i diktatorit ka qenë subjekt i spekulimeve sistematike gjatë muajve të fundit, të cilat u rishfaqën gjatë kësaj jave kur një ish-këshilltar i ish-presidentit të Koresë së Jugut, pretendoi se Kim ishte në gjendje kome dhe drejtimin e vendit pritej që ta merrte e motra, Kim Yo-jong.