Kina ka arrestuar përgjegjësin prapa mashtrimit multi-milionë dollarësh me vaksina false anti-COVID. Grupi kriminel kishte shitur ujë mineral si vaksina anti-COVID, raporton BBC.
Personi, i identifikuar si Kong, kishte analizuar dizajnin e paketimit të vaksinave të vërteta, para se të bënte më tepër se 58 mijë paketime të ngjashme.
Një grumbull i vaksinave është dërguar jashtë vendit, por nuk dihet se ku janë dërguar.
Kong është një nga 70 personat që janë arrestuar për krime të ngjashme.
Arrestimet, përfshirë më tepër se 20 raste, erdhën pasi Pekini ka premtuar të shtypë grupet prapa vaksinave false.
Ndonëse shumica e rasteve janë paraqitur në fund të vitit të kaluar, detajet e reja kanë dal këtë javë.
Sipas të dhënave të gjykatës, Kong dhe ekipi i tij kanë fituar deri 2.78 milionë dollarë, duke shitur tretësira të kripura dhe ujë mineral në shiringa dhe duke i shitur ato si vaksina anti-COVID, filluar që nga gushti i vitit të kaluar.
600 prej tyre janë dërguar në Hong Kong në nëntor të vitit të kaluar, para se të dërgoheshin jashtë vendit. Shitjet janë bërë nëpërmjet kanaleve të brendshme të prodhuesve të vërtetë të vaksinave.
Në rastet tjera, vaksinat false janë shitur me çmime të fryra nëpër spitale. Kriminelët tjerë po ashtu kanë bërë vaksinime dhe kanë pasur “mjekë të tyre” duke vaksinuar personat me vaksina false nëpër shtëpi edhe vetura.