Kina raportohet se ka marrë vendim për ndalimin e transmetimit të të gjitha ndeshjeve të Premier Ligës, të cilat janë të parapara të zhvillohen gjatë fundjavës.
Në këtë fundjavë në Premier Ligë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të.
Mirëpo, këto ndeshje nuk pritet që të transmetohen në shtetin e Kinës, sipas “BBC”.
Kina thuhet se këtë vendim e ka marrë si shenjë për të treguar se ata përkrahin Rusinë dhe presidentin e këtij vendi, Vladimir Putinin.
Kujtojmë se tash e më shumë se një javë, Rusia ka filluar me sulme ndaj Ukrainës, pasi po tenton pushtimin e disa qyteteve kryesore të këtij vendi, përcjell express.
Në anën tjetër, Britania e Madhe ka qenë njëra prej vendeve që ka vendosur sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë dhe Putinit.
Nga vendimet e Qeverisë britanike e pësoi edhe pronari i Chelseas, Roman Abramovich, të cilit iu ndalua hyrja dhe jetesa atje. Kësisoj, miliarderi rus mori vendim që ta vë në shitje klubin londinez.