Fjalë Kyçe

Kina shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19 në dy muajt e fundit

Kina shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19 në dy muajt e fundit

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 47 raste të reja të konfirmuara me COVID-19 më 28 tetor, nga 42 një ditë më parë dhe shënoi rritjen më të lartë ditore në më shumë se dy muaj, tha të enjten autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Nga rastet e reja, 23 ishin infeksione lokale në Xinjiang duke përfshirë pacientë më parë asimptomatikë pas një infeksioni masiv të raportuar në Kashgar. Pjesa tjetër ishin infeksione të importuara me origjinë nga përtej detit.

Rritja e infeksioneve të konfirmuara nga COVID-19 shënon më të lartën që nga raportimi i 49 rasteve për 9 gusht, por përsëri në një pjesë të vogël të asaj që vendi pa në kulmin e epidemisë në shkurt.Numri i përgjithshëm i rasteve të reja asimptomatike ra në 16 nga 38 një ditë më parë.Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 85,915, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634. /Lajmi.net/