Fjalë Kyçe

Kindapimi i Policëve, vjen reagimi nga Begaj: Akt i rëndë provokativ – ndërkombëtarët të ndërhyjnë

Kindapimi i Policëve, vjen reagimi nga Begaj: Akt i rëndë provokativ – ndërkombëtarët të ndërhyjnë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit kosovar nga Policia e Serbisë.
Begaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook tha se ky është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

“E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, tha Begaj.

Kidnapimi i Policëve të Kosovës ndodhi gjatë pasdites së djeshme