Fjalë Kyçe

Kinsey Wolanski arrin një milion ndjekës brenda natës në rrjetin social Instagram

Kinsey Wolanski arrin një milion ndjekës brenda natës në rrjetin social Instagram

Modelja ruse Kinsey Wolanski ka rrëmbyer tashmë vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.

Ajo bëri një gafë spektakolare, teksa u fut me bikini në fushën e ndeshjes Tottenham-Liverpool, gjatë mbrëmjes të së shtunës në finalen e Ligës së Kampionëve.

Gjesti i cili është është diskutuar shumë në rrjetet sociale, ka bërë që fama për modelen bukuroshe të rritet brenda natës.

Para se të bënte një gjë të tillë, ajo numëronte rreth 320 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ndërkohë që ky numër është gjashtëfishuar brenda natës, sepse menjëherë pasi u bë i ditur emri i saj, Kinsey kali milionëshin e parë të ndjekësve në këtë rrjet social.

Ajo tashmë ka mbi 1.7 milionë ndjekës, numër ky i cili është ende në rritje.

Qëllimi i paraqitjes së saj në këtë mënyrë ishte me qëllim reklamimin e faqes pornografike ruse, ‘Vitaly Uncensored’, e cila është e themeluar nga i dashuri i saj Vitaly Zdorovetskiy.

Ky i fundit i ka propozuar martesë bukuroshes përmes rrjetiti social Twitter, duke bërë që e gjithë vëmendja nga rrjetet sociale të drejtohet nga ta.