Fjalë Kyçe

Kirurgu arrestohet për veprën penale të fajdesë

Kirurgu arrestohet për veprën penale të fajdesë

Kirurgu L.K është arrestuar të enjten në Gjilan nën dyshimet për përfshirje në veprën penale të fajdesë. Siç mëson KOHA, i dyshuari punon në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Ai dyshohet se ka dhënë para me fajde në vlerë prej 75 mijë euro duke kërkuar më pas kamatë prej 30 për qind.

KOHA ka tentuar që të marrë një prononcim edhe nga drejtori i Spitalit i Gjilanit, Nisret Hajrullahu për arrestimin e kirurgut në fjalë, mirëpo ai nuk ka hapur telefonin.