Fjalë Kyçe

Kishte kryer vrasje 30 vite më parë, arrestohet i dyshuari

Kishte kryer vrasje 30 vite më parë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer një vrasje 30 vite më parë në komunën e Deçanit.

Prokuroria e Pejës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se, i dyshuari është ekstraduar ndërsa i është caktuar edhe masa e parburgimit.

Megjithatë për detaje të tjera mediat janë ftuar që të marrin pjesë në një konferencë që organizohet sot.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, për arrestimin/ ekstradimin/paraburgimin  e një personi të dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1989 në komunën e Deçanit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Gazeta Alo/