Fjalë Kyçe

“Kismet +2”, a po e paralajmëron Pacolli hyrjen në Qeveri?

“Kismet +2”, a po e paralajmëron Pacolli hyrjen në Qeveri?

Në njo fotografi me qeveritarët, Pacolli e ka shkruar “kismet plus 2”.

Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi pas votimit të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonimike, që kaloi sot në lexim të parë.

Ai shihet në shoqërinë e zyrtarëve të Nismës, e cila është pjesë e Qeverisë dhe me deputeten tjetër të AKR’së.

“Një kafe me grupin pas votimit të Rimëkëmbjes Ekonomike, kismet +2!”, ka shkruar Pacolli.

ARK’ja ka dy deputetë në Kuvendin  e Kosovës, pra Pacollin dhe Mirlinda Sopin.