Revista e njohur “People”, si çdo vit edhe këtë vit ka shpallur gruan më bukur të vitit.
Këtë vit në krye të listës për vitin 2019 është shpallur aktorja Jennifer Garner.
47 vjeçare është kurorëzuar si mbretëresha e bukurisë, ku mbi të gjitha ajo ka deklaruar se gjithmonë e ka konsideruar vetën si një grua të bukur dhe tërheqëse.
“Nuk isha nga ato vajzat e bukura që ndihesha e sigurt dhe e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet Garner.
Pozitën e Garner vitin e kaluar e ka pasur këngëtarja e famshme Pink.