Fjalë Kyçe

Kjo është arsyeja pse Rabiot zgjodhi Juventusin

Kjo është arsyeja pse Rabiot zgjodhi Juventusin

Adrien Rabiot ka zbuluar se Gianluigi Buffon dhe dëshira për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon e kanë bindur atë të bashkohet me Juventusin.

Juve njoftoi të martën transferimin e Rabiot, pasi mesfushori ka finalizuar kalimin si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain.

Italiani ka luajtur me Buffon në Paris Saint-Germain sezonin e kaluar dhe ata janë gati të bashkohet sërish në Torinho.

“Ne kemi pasur disa kontakte me Juven në të kaluarën, por ishte një kohë tjetër në jetën time, një periudhë tjetër për mua”, shpjegoi 24-vjeçari.

“Tani ishte koha e duhur për mua që të vija dhe për këtë jam këtu. Duhet t’ju them se në sezonin e kaluar kam folur shumë me Gigi”.

”Ne patëm rastin të flasim dhe më dha shumë sugjerime dhe këshilla. Sigurisht, kemi biseduar shumë për Juventusin, ai e njeh ekipin dhe klubin shumë mirë”.