Fjalë Kyçe

Kjo është arsyeja që dyshohet se ka shkaktuar vdekjen në liqen të Florijana Ismailit

Kjo është arsyeja që dyshohet se ka shkaktuar vdekjen në liqen të Florijana Ismailit

Florijana Ismaili u mbyt në liqenin e Comos, teksa kishte shkuar për pushime pasditen e së shtunës me një shoqe të saj.

Mediat e huaja kanë zbuluar se arsyeja që ka çuar deri në vdekjen e saj ka qenë sulmi kardiak në momentin e kërcimit në ujë, për shkak të ndryshimit të temperaturave.

Sipas mediave ndërkombëtare, 24-vjeçarja mund të ketë pësuar sulm kardiak sapo ka kërcyer në ujë.

Trupi i pajetë i saj u gjet dje në thellësi të liqenit pas dy ditëve kërkim. Temperaturat në atë kohë shënonin rreth 33 gradë celzius dhe ndryshim i madh i temperaturës mund të ketë çuar deri te ataku kardiak.

Megjithatë, nuk ka ende asgjë zyrtare dhe këto mbeten vetëm hipoteza.Bota e futbollit është tronditur nga vdekja e futbollistes së Young Boys dhe reprezentueses së Zvicrës.