Humanisti Halil Kastrati në faqe e tij në Facebook, shpërndan një video ku shihet një shtëpi e djegur para disa ditësh, dhe familja që tashmë gjendet në kushte të rënda.
Shihet e moshuara teksa tregon për vdekjen e shtatë fëmijëve të saj, dhe që ajo e rriti nipin e saj, për të cilin shpreh dëshirën që do ti bëhet një shtëpi e re.
Kastrati befason familjarët duke uruar ndërtimin e shtëpisë së re për këtë familje dhe duke falënderuar bamirësit që mundësuan këtë ndërtim./Gazeta Alo/