Fjalë Kyçe

Kjo është deklarata e Celinës pas humbjes nga Trepça ’89

Kjo është deklarata e Celinës pas humbjes nga Trepça ’89

Liria është mposhtur në udhëtim te Trepça ’89 dhe me një këmbë është në Ligën e Parë.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri i ekipit prizrenas, Erdogan Celina, i cili thotë se nuk u ka mbetur gjë veçse ta respektojnë kampionatin.

“Futbollistët tanë janë angazhuar maksimalisht, kemi krijuar raste, por nuk arritëm të shënojmë më shumë se një gol. Trepça ‘89 duke ditur se me barazim mund të rrezikohet, u angazhua poashtu shumë dhe i uroj për fitoren. Neve na janë vështirësuar punët dhe na mbetet të angazhohemi deri në fund dhe ta përfundojmë kampionatin në mënyrë sportive”, deklaroi Celina për Gazetasheshi.com.