Fjalë Kyçe

Kjo është deklarata e Mirel Josës para derbit ndaj Flamurtarit

Kjo është deklarata e Mirel Josës para derbit ndaj Flamurtarit

Flamurtari dhe Prishtina të hënën takohen për herë të 39-të pas luftës, shkruan GazetaAlo.

Kjo sfidë luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 13:30.

Para këtij derbi ka folur trajneri i Prishtinës Mirel Josa.

“Nuk është problemi që e njohim Flamurtarin apo që i njohim skuadrat tjera, sepse unë të gjitha ndeshjet i parashikoj të vështira. Është fillimi i kampionatit e ku kemi bërë një ndeshje kupe në të cilën nuk morëm rezultatin që donim ne. Kështu që tani jemi të fokusuar komplet në kampionat”, ka thënë fillimisht Josa.

“Më intereson që të rritet forma individuale e çdo lojtari, sepse punën e kam bë deri tashti dhe forma nuk do të thotë vetëm forma fizike, por kemi të bëjmë me formën mendore, anën psikologjike të çdo lojtari. Dhe unë them që nga ndeshja në ndeshje do të vijmë në rritje”, ka deklaruar trajneri.

Josa më tej ka folur edhe për formacioni dhe ndryshimet eventuale në përbërjen srartuese.

“Nuk ka ndryshime të detyrueshme apo të padetyrueshme. Unë formacionin që kam hedhur në ndeshje për Kupë e kam hedhë në bazë të përformancës të gjithsecilit nga periudha përgatitore dhe në vazhdimësi. Tashti do të bëjmë ndryshimet tona që kemi duke pasur parasysh që disa lojtarë mund të kenë ngrit gjendjen e tyre, qoftë fizike, qoftë mendore”, ka thënë kryetrajneri Josa para ndeshjes së nesërme. /GazetaAlo.