Gjyljeta Shala është drejtoresha e kopshtit Cambridge Kids në Prishtinë njeri prej çerdheve më të kushtueshme në kryeqytet dhe aty ku fëmijët rrahën nga edukatoret.
Një video e publikuar dje në media ka qenë shokuese për gjithë shoqërinë ku shihet një edukatore teksa ushtron dhunë ndaj një fëmijë hiq më pak se i moshës një vjeçare.
Drejtoresha Gjyljeta Shala e cila është edhe njëra nga vajzat e politikanit dhe ish ministrit Ahmet Shala e ka në pronësi çerdhen e cila është hapur jo shumë kohë. Familja e ish ministrit Shala njihen për pasuritë e tyre e sidomos pasuritë familjare.