Fjalë Kyçe

Kjo është e ardhmja e Marcelo

Kjo është e ardhmja e Marcelo

Ditëve të fundit raportohej nga mediat e ndryshme se ylli brazilian i Realit do të largohet nga skuadra, shkruan Gazeta Alo.

Por tërë këtë e ka hedhur poshtë Marcelo.

Marcelo: “Asnjëherë nuk kam thënë se do të largohem. As kur ishte një tjetër trajner. Unë kam thënë gjithmonë se do të qëndroj dhe se Madridi është shtëpia ime”.

“Unë nuk flas për gjendjen time, as kur jam mirë ose kur jam gabim. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj kolegët e mi. Preferoj të isha më i keqi dhe Real Madridi të fitonte diçka”.

“Keylor është një portier i madh dhe një mik i madh. Lamtumira? Ajo ka tingëlluar ashtu por nuk e shoh si lamtumirë, e shoh atë si diçka që mund të ndodhë.” /Gazeta Alo