Fjalë Kyçe

Kjo është familja që humbi dy pjestarë në aksidentin tragjik në Milot, nëna në gjendje të rëndë

Kjo është familja që humbi dy pjestarë në aksidentin tragjik në Milot, nëna në gjendje të rëndë

Dy viktima dhe dy të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit pasditen e kësaj të hëne.

Babai Shkurt Prenga dhe djali i tij 3-vjeçar ndërruan jetë në vend. E plagosur rëndë ka mbetur nëna e të miturit, Fabiola Prenga, e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë.

Automjeti tip ‘Opel’ me të cilin familja po udhëtonte, u përplas me një ‘Benz’ i cili më pas u përfshi nga flakët. Gjithashtu, edhe drejtuesi i ‘Benzit’ ka pësuar lëndime të rënda, përcjell abnews.al. Edhe ai ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet.