Fjalë Kyçe

Kjo është gjendja e Messit për ‘El Clasico’

Kjo është gjendja e Messit për ‘El Clasico’

Skuadra e Barcelonës ka pranuar lajmin e shumëpritur nga stafi mjekësor i skuadrës.

Barcelona do të përballet me Real Madridin, gjatë mbrëmjes së mërkure, në përballjen që do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, kishte pësuar një dëmtim të lehtë në fundjavë kundër Valencias, dëmtim që e vëri në pikëpyetje paraqitjen e tij në këtë ndeshje.

Por, sot ka ardhur lajmi i madh. “Sport” shkruan se klubi ka konfirmuar se nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen fizike të Messit, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi është stërvitur sot me pjesën e grupit, dhe duket se ai do të jetë një problem më shumë për madrilenët.