Këngëtari Muhabmet Sejdiu është njëri nga të prekurit me virusin Covid-19.
Këngëtari shqiptar, Muhamet Sejdiu, është infektuar me koronavirus së bashku me gruan e tij, shkruan lajmi.net.
Ai tani po qëndron i mbyllur duke mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve, në mënyrë që edhe të mos përhapet ky virus, ndërsa nga karantina gjatë një prononcimi për ‘Prite të gjelbren”, ka lavdëruar stafin mjekësor.
Muahmeti tregoj edhe si erdhi deri te simptopmat e para. Ai tha se kishte një grip si ky i zakonshmi dhe më pas e pa veten se nuk ndihet mirë dhe vendosi të shkoj në spital.
Muhamet Sejdiu tani ndodhet në Prishtinë dhe gjendja e tij është stabilizuar. Pritet që edhe një javë të kthehet te familja në Gjakovë.