Fjalë Kyçe

Kjo është gjendja shëndetësore e 5-vjeçarit që u kafshua nga ujku

Kjo është gjendja shëndetësore e 5-vjeçarit që u kafshua nga ujku

Një fëmijë 5-vjeçar ka pësuar lëndime trupore, pasi u sulmua nga një ujk dje në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit.

Gjatë ditës së djeshme, një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Dimcë i Hanit të Elezit është sulmuar nga një ujk.

Pas trajtimit në spitalin e Ferizajt, 5-vjeçari është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK.

Drejtori i kësaj klinike, Zejnë Buja, ka thënë për lajmi.net, se gjendja shëndetësore e 5-vjeçarit është stabile.

“Gjendja aktuale për momentin është gjendje e mirë, stabile. Është duke u trajtuar në klinikën tonë m,e terapinë përkatëse”, ka treguar Buja.

Ai po ashtu ka treguar se stafi do ta përcjell gjendjen e 5-vjeçarit në vazhdimësi, pasi që rreziku për infeksion nga plagët është i lartë.

“Do ta përcjellim edhe nga gjendja e përgjithshme edhe nga gjendja e plagëve sepse ekziston mundësi e madhe për infeksion. Sepse plagët kafshuese edhe qeni edhe nga ujku janë koeficient të lartë për infeksion”, ka deklaruar Buja për lajmi.net.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se për shkak të traumave që ka fituar ky fëmijë, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike është angazhuar edhe një psikolog.