Fjalë Kyçe

Kjo është gruaja që iu bashkua UÇK-së si 17-vjeçare

Kjo është gruaja që iu bashkua UÇK-së si 17-vjeçare

Ibadete Canolli-Kaçiu, ishte një ndër ushtaret më të reja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo si 17-vjeçare veshi uniformën e UÇK-së për t’ia kthyer armën armikut.

Përveç si ushtare, ajo e ushtroi edhe profesionin si mjeke. Ajo thotë se në asnjë moment nuk i është frikësuar vdekjes.

“Asnjëherë se kam menduar vdekjen, vrasjen që do të jem e rrezikuar me u kidnapu, nuk e di nga e kam marrë atë forcë, ndoshta sot nuk e kam”, ka thënë ajo për ATV, shkruan Reporteri.net.

Ajo tregon se cilën këngë e këndonin më së shumti në luftë. “Kengën që më së shumti e kena këndu ka qenë ‘Moj Shqipni mos thuaj marova’”, ka thënë ajo.