Komuna e Pejës është treguar e hershme sa i përket dekorimit të qytetit, për festat e funvditit.
Qysh mbrëmë zbukurimet kanë zënë vend, duke i dhënë pamje tjetër Çarshisë së Pejës, shkruan IndeksOnline.
Komuna e cila udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ndarë fonde të veçanta, sikurse edhe çdo vit tjetër.
Kryetari Muhaxheri ka vazhduar me avazin e vjetër, ani pse disa komuna tjera publikisht kanë njoftuar se marrë parasysh situatën aktuale me të cilën po përballemi, nuk do të ketë dekorime për Vitin e Ri.
Vlen të përmendim faktin se gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë, kanë dalë pozitivë me Covid19, 40 persona.