Deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë publike logon e partisë së tyre të re.
Ata ditë më parë kanë arritur marrëveshje për emrin me Partinë Socialdemokrate, që dikur udhëhiqej nga Kaqusha Jashari.
Sipas asaj marrëveshje, kryetari i ri i kësaj partie do të jetë nga radhët e tyre.Por, përveç ndryshimit të kryetarit të partisë, ata kanë vendosur që ta ndryshojnë edhe logon e kësaj partie.Dardan Molliqaj, deputet nga radhët “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, ka postuar në rrjetin social Facebook, një fotografi që do të jetë logoja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës.