Barcelona ka shtuar më shumë para dhe më shumë lojtarë, përfshirë Ousmane Dembele, në ofertën e tyre për yllin e PSG, Neymar, raporton Telefoot.
Blaugranët janë të zhgënjyer me Dembele, i cili mund të shijojë mundësinë e ribashkimit me ish-menaxherin e tij Thomas Tuchel në PSG, teksa dyshja punoi bashkë te Dortmund.
Anësori francez ka pësuar një tjetër lëndim dhe gjatë dy sezoneve me Barcën, nuk ka treguar se ia kanë vlejtur milionat e shpenzuara për të, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Neymar nuk e ka përjashtuar mundësinë që të qëndrojë edhe një sezon me PSG nëse Barça ose Real Madrid nuk do të vijnë me një ofertë të pranueshme për shërbimet e tij.
E ardhmja e 27-vjeçarit ka mbetur në pikpyetje tash e tre muaj, duke u bërë një nga sagat më të gjata të transferimeve të verës.