Fjalë Kyçe

Kjo është oferta e re e Interit për Icardin

Kjo është oferta e re e Interit për Icardin

Inter e kanë gati ofertën e re për Mauro Icardin.

Sulmuesi argjentinas po kalon momente aspak të mirë te Inter, ku i është marrë edhe shiriti i kapitenit, i cili pastaj i është besuar portierit Samir Handanovic.

Zërat për largimin e tij janë të shumtë, por raportet nga Spanja bëjnë të ditur se Real Madrid nuk do të synojë 26 vjeçarin, shkaku i agjentes së tij, Ëanda Nara.

‘CorSport’ raporton se Inter do t’i ofrojë kontratë të re katër vjeçare Mauro Icardit, përcjell ‘lajmi.net’.

Me kontratën e re, Icardi do të përfitonte 6.5 milionë euro në sezon te Inter. Sigurisht që ‘Zikaltërit’ do të punojnë edhe në vendosjen e një klauzole të re për sulmuesin.

Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013, dhe deri më tani ka shënuar mbi 100 gola për skuadrën nga ‘San Siro’.