Populli më i shtypur në botë është populli rom. Ata jetojnë edhe në Kosovë dhe as këtu nuk u mungon përballja me dhunë dhe shpërfillje. Janë shpesh target i sulmeve të grupeve nazizte dhe janë të përjashtuar nga edukimi, punësimi, vendbanimi dhe kujdesi shendëtsor.shkruan Gazeta Metro.
Romët nuk janë magjupë. Magjup është një term denigrues për t’i ofenduar romët.Në gjuhë romane ose romisht, fjala rom do të thotë burrë, njeri, ndërsa shumësi është roma.
Ata janë një grup etnik që jeton kryesisht në Evropë, dhe ka prejardhjen nga nënkontinenti indian. Gjuha e tyre është gjuha rome, e cila është gjuhë indoevropiane dhe ka ngjashmëri me gjuhët e sotme të folura në zonën e veriut të Indisë dhe lindjes së Pakistanit. Romët kanë emigruar nga nënkontinenti indian rreth shekullit të 11.
Gjenetika dhe gjuhësia tregojnë se romët kanë një prejardhje nga popuj që sot janë në zonën mes Indisë dhe Pakistanit.
Në botë ka rreth 11 milion romë, ata janë grupi më i madh minoritar në Evropë. Vendet evropiane me numrin më të madh të romëve janë: Turqia, Rumania, Rusia dhe Hungaria. Ka një numër të madh në Amerikë dhe Australi.