Këngëtarja dhe biznesmenja Rihanna karrierën muzikore e nisi qysh në moshën 16 vjeçareatëherë kur u shfaq me albumin “Music of The Sun”, për t’u marrë më pas me angazhime të tjera me marka të ndryshme e filma, transmeton lajmi.net.
Mediat e huaja e kanë bërë një përbledhje të shkurtër në të cilën po del që pasuria e këngëtares dhe biznesmenes së njohur kap shifrën 260 milionë dollarë.
Koncertet e shumta i kanë sjell asaj përfitime të mëdha. Albumi “Rated R” fitoi deri në 40 milionë dollarë ndërkaq “Loud Tour” më shumë se 90 milionë dollarë. Më pas më i njohuri “Diamond” që pati sukses të madh pasi fitoi hiç më pak se 140 milionë dollarë. Por, përveç muzikës, Rihanna pati shumë bashkëpunime me marka të njohura dhe pjesëmarrje në filma.
“Dior”, “Armani” dhe së fundmi koleksioni i saj “FentyxPuma” që u shit brenda disa orësh.
Ajo së fundmi është fokusuar në tregun e kozmetikës dhe të brendshmeve kështu duke u shkëputur paksa nga muzika, mirëpo jo përgjithmonë pasi nëpërmjet disa postimeve ka lënë të kuptohet se do të rikthehet me album.
Po flitet se Rihanna shpejt do të sjellë në treg edhe një koleksion me rroba.