Fjalë Kyçe

Kjo është pasuria e njeriut më të paguar në Kosovë

Kjo është pasuria e njeriut më të paguar në Kosovë

Deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka bërë edhe njeriu më i paguar në Kosovë aktualisht – drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës [TRUST],Adrian Zalli – raporton Periskopi.

Zalli, i cili mban këtë pozitë qe disa vite, nuk ka deklaruar asgjë te pasuria e paluajtshme.

Ndërsa, te pasuria e luajtshme ai ka deklaruar një veturë, vlera e së cilës arrin në 12 mijë e 700 euro.

Ai ka deklaruar mbi 200 mijë euro para të gatshme të mbajtura në institucione financiare.

Të hyra vjetore nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ai ka deklaruar mbi 60 mijë euro.

Ai vazhdon të jetë njeriu më i paguar në Kosovë, me pagë mujore mbi 5 mijë euro.