Fjalë Kyçe

Kjo është pasuria e Samedin Mehmetit

Kjo është pasuria e Samedin Mehmetit

Samedin Mehmeti është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës pas shkarkimit të Rashit Qalajt nga kjo pozitë. Bazuar në deklarimin e pasurisë që ka deklaruar Mehmeti në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai ka pasuri gati gjysmë milioni euro, raporton Express.

Tek pasuritë e paluajtshme, Mehmeti ka deklaruar një shtëpi banimi në vlerë 80 mijë euro, shtëpi tjetër në vlerë 8 mijë euro, toka në vlerë 131 mijë euro. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka në pronësi një shtëpi në vlerë 30 mijë euro dhe toka që kushtojnë rreth 80 mijë euro.

Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë të bashkëshortes në vlerë 5 mijë euro.

Ai posedon edhe aksione në një shoqëri komerciale në vlerë 7 mijë e 500 euro, derisa si para të gatshme në bank aka rreth 50 mijë euro.

Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 25 mijë euro, që i merr si pagë nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Përveç pagave, ai ka deklaruar se ka marrë edhe 145 euro nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës për një trajntim, 350 euro mëditje për udhëtim zyrtar jashtë vendit dhe 400 euro mëditje tjera gjatë trajnimit.