Pajtimi, i njohur ndryshe si Dj PM është konkurrenti që u eleminua të premten nga Big Brother.
PM dhe Dagz i kishin hyrë garës për çmimin e madh si një konkurrent i vetëm.
Por, menjëherë pas eleminimit në një televotim të hapur nga Vëllau i Madh, publiku vendosi që Dagz të rikthehej brenda në garë dhe Pajtimi të mbetej jashtë.
Gjatë diskutimit të mes këtij të fundit dhe Arbanës, ajo e pyeti se a do të vazhdojë edhe jashtë lidhja mes tij dhe Sarës, përcjell reporteri.net
“Sigurisht që do të vazhdojmë. Ne kemi folur disa herë për këtë gjë brenda shtëpisë. Tek e fundit tani që takova edhe babanë e saj normalisht që do e pres”, tha ai.
Kujtojmë që mbrëmë Pajtimi u njoftua me të atin e Sarës dhe i dhuroi atij një shishe verë.