Fjalë Kyçe

Kjo është përgjigjja e Ronaldos kur pyetet për transferimin e mundshëm të tij në Barcelonë!

Kjo është përgjigjja e Ronaldos kur pyetet për transferimin e mundshëm të tij në Barcelonë!

Cristiano Ronaldo është pyetur për një transferim të mundshëm në Barcelonë. Por, sulmuesi i Juventusit ka treguar se pse nuk mund të ndodhë.

Ronaldo kali nëntë vite në Real Madrid para se të largohet për Juventusin verën e kaluar për 100 milionë euro.

Portugezi është adaptuar menjëherë me jetën në Torino dhe tashmë ka fituar Serinë A dhe Superkupën e Italisë në sezonin debutues.

Në një intervistë për revistën spanjolle, ICON, Ronaldo u pyet për një transferim të mundshëm në Barcelonë, teksa u përgjigj: “Barcelona nuk është për mua, jo”.

“Kam shkuar atje njëherë apo dy herë dhe kam ndjerë se nuk e duan Cristianon edhe shumë”.

Por, kjo është normale për shkak të rivalitetit Real Madrid-Barcelona. Por, nuk më bën”.

Në sezonin debutues me Juven, Ronaldo ka shënuar 28 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.