Fjalë Kyçe

Kjo është porosia e Guardiolës për Chelsean

Kjo është porosia e Guardiolës për Chelsean

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka kërkuar Chelsea t’i besojë Maurizio Sarrit, në vlugun e thashethemeve për shkarkimin e tij.

Italiani po ballafaqohet me një krizë të rezultateve, dhe një shkarkim nga drejtuesit e Chelsea në ditët në vazhdim duket shumë afër.

Pikërisht humbja 6:0 nga Manchester City, ka lëkundur seriozisht karrigen e italianit.

“Situata është më ndryshe. Në vitin e parë, klubi kurrë nuk dyshoi në mua”, ka deklaruar Guardiola, teksa krahasonte situatën e tij me të Sarrit, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk isha kurrë në media se do të largohem nëse do të humbas këtë lojë apo lojën tjetër. Asnjëherë nuk ndodhi”.

“Isha i befasuar kur Antonio Conte fitoi titullin dhe në sezonin e ri humbën një po dy ndeshje, dhe njerëzit filluan të thonë se ai do të largohet. Thash: ‘Mirë, por dy apo tre muaj më parë ata fituan Premierligën’”.

“Unë erdha këtu për të punuar me Ferran (Sorinano) dhe Txiki (Begiristan). Ata më besojnë dhe ju besoj. Në sezonin e parë kur gjërat ishin të vështira, thash se na duhej kohë dhe më mbështeten”.

“Kur kemi rishikuar ndeshjen ndaj tyre në shtëpinë tonë, ndoshta njerëzit nuk do të besojnë, por ata bëjnë të jashtëzakonshme”.

“Ata kanë bërë shumë, shumë gjëra të mira. Kjo ishte përshtypja ime. Kam folur me stafin tim dhe ata kishin të njëjtin mendim”.

“Presioni që kanë bërë ka qenë i madh. Kanë luajtur mirë, por ne ishim shumë klinik në atë ndeshje. Në katër apo pesë mundësi, ne shënuam tri apo katër gola”.