Fjalë Kyçe

Kjo është porosia e Valverdes për lojtarët e Barcës pas fitores kundër Liverpoolit

Kjo është porosia e Valverdes për lojtarët e Barcës pas fitores kundër Liverpoolit

Ernesto Valverde ka komentuar fitoren e Barcelonës kundër Liverpool në Ligën e Kampionëve.

Katalanët kanë marrë një rezultat pozitiv nga ndeshja e parë gjysmëfinale, duke mundur Liverpoolin 3:0 në ‘Camp Nou’.

Valverde teksa ka folur për fitoren kundër Liverpool, ua ka rikujtuar lojtarëve të skuadrës së tij se edhe sezonin e kaluar kanë pasur epërsi prej tri golave kundër Romës.

“Ne gjithmonë tentojmë të imponojmë ritmin tonë, çfarë ndodh ndonjëherë është se ju mund të dominimi ritmin e lojës, dhe herën tjetër ritmi ju dominon juve”, ka deklaruar Valverde, përcjell ‘lajmi.net’.

“Rezultati ka mundur të jetë edhe më i mirë.  Ata patën një mundësi të pastër, e cila u ndal nga Marc!.

“Ka qenë një sfidë në të cilën ata e kanë zhvendos lojën në fushën e tyre, dhe kjo na ka kushtuar neve, por ne kemi arritur të fitojmë kundër një ekipi shumë të fortë”.

“Por, kjo është diçka e ngjashme me vitin e kaluar. Ne po ashtu kemi pasur tri gola epërsi kundër Romës”.