Fjalë Kyçe

Kjo është shifra që do të përfitojë Chelsea nga shitja e Eden Hazard në Real Madrid

Kjo është shifra që do të përfitojë Chelsea nga shitja e Eden Hazard në Real Madrid

Transferimi i Eden Hazard në “Santiago Bernabeu” është çështje kohe.

Pak ditë më parë mediat spanjolle zbuluan se është arritur marrëveshja totale me futbollistin dhe pritet thjesht zyrtarizimi, që do të ndodhë sapo të mbyllet sezoni aktual.

Futbollisti belg në disa raste e ka shprehur hapur dëshirën për të punuar me Zinedine Zidane, por para se kjo të ndodhë duhet të japë maksimumin në sfidat e mbetura si në Premier League ashtu edhe në Europa League.

Pas mediave spanjolle, detaje të marrëveshjes japin edhe ato franceze, më konkretisht, “Telefoot” siguron se Chelsea do të përfitojë 120 milionë euro nga kartoni i futbollistit.