Avokati Nasuf Hasani, ka thënë se, Lulzim Berisha, (i njohur si kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”) nuk ka të bëjë fare me akuzat që e lidhin klientin e tij ne veprën penale “fajde”.
Hasani në një intervistë ekskluzive për emisionin InDoks, ka treguar se gjatë bastisjes nga ana e policisë në shtëpinë e klientit të tij, iu janë konfiskuar 6 mijë euro.
Sa i përket pretendimit të Prokurorisë, se ai e ka kryer veprën penale ndihmë në “fajde” qëndron, prandaj jemi më së të bindur se Lulzim Berisha do të lirohet nga kjo akuzë si i pafajshëm. Si pasojë e kësaj Lulzim Berishës i janë konfiskuar mjete në vlerë 6 mijë euro të shoqatës, duke pas parasysh se në kohën kur është arrestuar tifozëria e “Dardanëve” patën marrë një aksion për ndihma të të varfrit, ato para i ka poseduar në shtëpi, dhe duke pas parasysh që Lulzim Berisha merret me tregtinë e automjeteve, ato pare i ka pas të fituar me djersë”, ka thënë Hasani.
Ndryshe, Lulzim Berisha ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale fajde, mashtrim dhe pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal./ Insajderi.com