Fjalë Kyçe

Kjo është shuma e parave që shpenzon kryetari i Trepçës ’89 për një sezonë

Kjo është shuma e parave që shpenzon kryetari i Trepçës ’89 për një sezonë

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka është i ftuar në emisionin “Favorit” në T7, ku po flet për shpenzimet marramendëse të klubit mitrovicas dhe mbështetjen modeste që e ka nga Komuna e Mitrovicës.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka është i ftuar në emisionin “Favorit” në T7, ku po jep detaje rreth shpenzimeve të mëdha që i bën klubi mitrovicas, ndërkohë që është ankuar se të hyrat dhe mbështetja është e pakët, sidomos nga Komuna e Mitrovicës.

“Liria për shembull i ka marrë 200 mijë euro nga Komuna e Prizrenit për një vit, ndërsa ne i kemi marrë vetëm 2 mijë euro. Kjo nuk ka logjikë, kemi nevojë për më shumë përkrahje, duke e pasur parasysh se ne i kemi 500-600 mijë euro shpenzime në vit”, ka thënë fillimisht kreu i klubit mitrovicas, i cili nuk është ndalur me kaq.

Foto: Abedin Zeka – kryetar i Klubit Futbollistik “Trepça ’89”
“Qeveria duhet të bëjë më shumë, nevojiten më shumë investime në infrastrukturë. Paramendojeni, në Mitrovicë ushtronin 500 fëmijë në një fushë, e cila ishte e stër-ngarkuar. Kosova ka nevojë për më shumë fusha të futbollit, në çdo komunë”, përfundoi Zeka.