Fjalë Kyçe

Kjo është shuma marramendëse që e fiton Luana Vjollca në koncerte

Kjo është shuma marramendëse që e fiton Luana Vjollca në koncerte

Luana Vjollca këtë vit i është përkushtuar muzikës duke publikuar kështu 3 videoklipe në më pak se një muaj.

“Boll u bo tu vujt” ishte projekti i parë muzikor i këtij viti nga Luana, një këngë që rezultoi e suksesshme.

Pas kësaj këng, Luana solli dy bashkëpunime, “Sonte” me Danin dhe ripunimin e këngës “Moj bjondinë me sytë e zi” në bashkëpunim m e grupin TNT.

Këto bashkëpunime kanë arritur miliona shikime duke kujtuar edhe këngën me Bujar Qamilin që ka kaluar 10 milion.

“ Panorama plus” bën të ditur se bashkëpunimet e Luanës me këta këngëtarë profesionistë janë strategji e të dashurit të saj, menaxherit Krenar Çoçaj për të depëruar fuqishëm në tregun e muzikës.

Që kur Çoçaj e mori në menaxhim Luanën, ajo arrin të marrë ftesa për të kënduar në koncerte të ndryshme ku arrin të nxjerrë për një natë paratë e shpenzuara për një klip, që kushton mesatarisht 5 mijë euro.